Përfshihet nga flakët makina në ecje në Vorë (VIDEO)

 

Një automjet tip “Peugeot” është përfshirë nga flakët në Vorë.

Nga raportimet e para dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt teknik.

Nuk dihet nëse nga ky incident ka apo jo të lënduar në njerëz, ndërsa shihet se për pasojë është krijuar trafik i rënduar.

Kujtojmë që më së shumti në vendin tonë janë përfshirë nga flakët mjete tip “Mercedes Benz”, sidomos gjatë stinës së verës ku shkak janë edhe temperaturat e larta./albeu.com


Shtuar 15.10.2022 18:22