Përfshihet nga flakët fabrika e tullave në Maminas

Një fabrikë me tulla në Maminas është përfshirë në flakët pak më parë. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit teksa tymi i zi ka mbuluar qiellin.

Mësohet se nga ngjarja nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikësja dhe policia ka mbërritur në vendngjarje.

Njoftimi i policisë: 

Shijak/Informacion Paraprak

Më datë 28.05.2021, rreth orës 11:15, në rrugën dytësore në Maminas, Shijak ka rënë zjarr, në fabrikën e re të tullave.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët kanë avakuuar personelin dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe sqarimin e shkaqeve të rënies së zjarrit./albeu.com


Shtuar 28.05.2021 11:39