Përfshihet nga flakët dyqani në katin e parë të një pallati në Kombinat

Përfshihet nga flakët kati i parë i një pallati në Kombinat. Mësohet se zjarri ka rënë në një dyqan rrobash.

Si pasojë e flakëve, janë djegur plotësisht të gjitha materialet dhe malli brenda.

Zjarrfikëset po punojnë për shuarjen e flakëve.

Deri më tani nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Lajmi në përditësim…


Shtuar 1.01.2024 20:43