Përfshihen nga flakët tre banesa në Maliq

Tre banesa janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në fshatin Pendavinj të Maliqit.

Sipas policisë, nga flakët janë përfshirë banesat e shtetasve  I. Q., Dh. Q., dhe P. V., të cilat janë ngjitur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com 


Shtuar 29.11.2023 09:19

Tags: ,