Përfitoi miliona euro me aferën e incereneratorëve, Koka kërkon lirinë në Apel: Nuk kam shkelur asnjë ligj

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Apelit ku kërkon lirinë.

Ai ka deklaruar se nuk është person i rrezikshëm dhe se nuk ka shkelur asnjë ligj

“Nuk i shmangem hetimit, nuk kam shkelur asnjë ligj”, ka thënë Koka.

Kujtojmë se Lefter Koka është arrestuar disa ditë më parë pasi ka përfituar 3.7 milionë euro nga inceneratorët, përmes faturave fiktive. Gjithashtu janë shpallur në kërkim biznesmenët Klodian Zoto dhe Stela Gugallja./albeu.com


Shtuar 24.12.2021 13:37