Akuzë e fortë e Metës: Lefter Koka pjesë e mafies së inceneratorëve!

Presidenti Ilir Meta ka akuzuar ish-ministrin e LSI, Lefter Koka se është i përfshirë në “mafien e inceneratorëve”, teksa është kandidat për deputet i PS.

Meta tha në emisionin “Opinion” se njerëz të afërt të Kokës kërcënojnë anëtarët e LSI për të mos kërkuar votën e qytetarëve në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Emrat e denoncuara nga Presidenti Meta si anëtarë të mafies së inceneratoreve që bëjnë presione në Durrës:

Lefter Koka
Arben Seferi
Arbër Shtylla
Juri Meraj
Skerdi Bello
Arbër Koka

“Unë e di që te inceneratorët shqetësohen të gjithë, dhe ta dëgjojnë te gjithë qytetarët e Durrësit dhe të gjithë ‘dashnorët e drejtësisë’ se mafia e inceneratoreve, anetaret e se ciles jane sot kandidate te Rilindjes ne Durrë s, po kercenojne djemte dhe vajzat e Durresit. Ne krye qendron ish ministri i LSI qe sot kandidon per Rilindjen. Keta mafioze po bejne fushate ne Durres me parate e inceneratoreve.

Doni ta dini pse vajta në Durrës para disa muajsh, sepse shtabi i inceneratorëve kërcënonte vajzat dhe djemtë e Durrësit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Me Lefter Koken i kam nderprere marredheniet personalisht per shkak te moralit te tij te ulet politik e njerezor, disa muaj para nderprerjes se mandateve. Anetar i mafies se inceneratoreve eshte edhe Alqi Ballko, kandidat i Rilindjes i 17 ne Tirane, i vendosur ne kete pozicion per te blere votat.”-tha Meta. /Opinion.al

 

Shtuar 15.04.2021 21:41