Aktivisti Arben Kola ka komentuar lëvizjen e protestuesve drejt Parlamentit në ditën e 19-të të protestave, duke e cilësuar atë si një paralajmërim për qeverinë dhe të gjithë politikanët që i cilësoi “horra”.
Në fjalën e tij para protestuesve, Kola tha se veprimi i sotëm kishte për qëllim të tregonte forcën e qytetarëve dhe rolin e tyre si sovran.
Të lidhura
None found
Siç tha ai, populli shqiptar do pres momentin, ashtu siç kanë bërë në Nepal dhe në Ukrainë, që i kanë hedhur në kosh qeveritarët.
Arben Kola: Besoj e kuptuat se si hajdutët ikin, se si sovrani mund t’i marrë krejt kollaj dhe t’i hedh në kosh, ne jemi sovrani.
Kjo e sotmja ishte vetëm një paralajmërim dhe një test i vogël që ta kuptojnë këta horrat, se ne jemi çdo ditë të zgjuar dhe vigjilentë, dhe do presim momentin ashtu siç kanë bërë në Nepal dhe në Ukrainë, që i kanë hedhur në kosh dhe të rrimë rehat.
