Dosja e SPAK: Magazinierë, banakierë e punonjës Kuvendi, skema e Lefter Kokës për të përfituar 3.6 milionë euro!

Janë zbuluar detaje të reja nga dosja penale e SPAK e cila çoi pas hekurave ish-ministrin Lefter Koka dhe janë shpallur në kërkim dy oligarkët, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Sipas dosjes hetimore në kohën që janë krijuar shoqëritë tregtare por edhe gjatë veprimtarisë së tyre, ortakët dhe administratorët e tyre kanë qenë të punësuar në vende të tjera pune me paga të ulëta në krahasim me veprimtarinë tregtare që kanë kryer shoqëritë e tyre tregtare.

Njëkohësisht, përfaqësues të tyre janë të lidhur me ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka. Ata janë të profesioneve të ndryshme, ku mes tyre është dhe një vinçier i hekurudhës Shqiptare si dhe një punonjës i Kuvendit të Shqipërisë.

Arbër Denizi, i kompanisë “Pivot 04”, në periudhën nga data 21 mars 2014 deri në datën 29 shtator 2018, ka punuar si magazinier pranë shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a, me pagë mujore 28.000 lekë.

Silvester Driza për periudhën prill 2014 – prill 2016 ka qënë i punësuar në shoqërinë shoqërisë “Hekurudha Shqiptare” sh.a, me pagë mujore 20.000 lekë.

Agim Seferi, ka qenë i punësuar në Kuvendin e Shqipërisë, specialist në Qarkun e Durrësit për deputetët e opozitës për periudhën 28 qershor 2019 deri në 17 shtator 2021 dhe se ka njohje personale me ish-ministrin  Lefter Koka.

Ardian Bello, për periudhën nga data 24 tetor 1980 deri më sot, është i punësuar në shoqërinë “Hekurudha Shqiptare” sh.a, pozicion pune “vinçier”, me pagë mujore aktuale në shumën 30.000 lekë.

Alban Shqipe, që ka qenë përfaqësues me prokurë i shoqërisë “Bio Blend Fruit” sh.p.k. për periudhën janar 2016 deri në qershor të vitit 2021 ka qenë i punësuar në subjektin tregtar “Portobello”, me pozicion “banakier”.

Roarbri Jaupaj, i cili ka vepruar si përfaqësues i shoqërisë “I.P.Y” sh.p.k. në virin 2017 ka punuar në shoqërinë “Hekurudha Shqiptare” sh.a, ndërsa nga muaji mars i vitit 2019 dhe aktualisht është punonjës shoqërisë “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti” sh.a me aksioner kryesor ish-ministrin, Lefter Koka.

Tomir Haxhiraj, i cili ka vepruar si përfaqësues i shoqërisë “I.P.Y” sh.pik, nga data 5 tetor 2018 dhe në vijim ushtron funksionin e anëtanie të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë “Kantina e Pijeve Gjergj Kastrioti.”

Gëzim Shkëmbi, i cili ka nënshkruar faturat tatimore të shitjes në emër të shoqërisë “Sucralda” sh.p.k për shoqërinë “Pivot 04″ sh.pk, ka mbajtur komunikime me Alban Shqipe, për tërheqjen e shumave monetare nga llogaria e shoqërisë “Sin Blend Printe.”

Brunilda Koka, e cila është bashkëshortja e ish-ministrit, Lefter Koka, është e provuar me mesazhet telefonike të gjetura në aparatin e telefonit celular të shtetasit Alban Shqipe, se e udhëzon atë për çdo veprim që duhet të kryejë, kontratat që duhet të nënshkruajë, tërheqje që duhet të bëjë nga banka, dhe miraton kërkesa, për tërheqje të shumave monetare  që bën shtetasi Gëzim Shkëmbi. Këto mesazhe provojnë faktin se gruaja e ministrit, është pronari i vërtetë i shoqërisë “Bio Blend Fruit” sh.p.k. /oranews/

 


Shtuar 17.12.2021 08:13