Një vatër zjarri ka rënë pasditen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Kukës-Gostil, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bar të thatë, shkurre dhe ferra.
Tymi i dendur i shkaktuar nga flakët u përhap përgjatë segmentit rrugor, duke krijuar vështirësi të përkohshme në qarkullim dhe duke ulur dukshmërinë për drejtuesit e mjeteve.
Të lidhura
None found
Situata shkaktoi shqetësim, pasi zjarri rrezikonte të përhapej me shpejtësi për shkak të bimësisë së tharë në të dy anët e rrugës, temperaturave të larta dhe erës që favorizonte flakët.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të shërbimit zjarrfikës, flakët u vunë nën kontroll dhe më pas u shuan, duke shmangur përhapjen e tyre në zona të tjera.
Qarkullimi i automjeteve në këtë aks nuk u ndërpre në asnjë moment, megjithatë drejtuesit e mjeteve u detyruan të tregojnë kujdes të shtuar për shkak të pranisë së tymit në rrugë.
