Verës në makinë, çfarë kursen më shumë: xhamat hapur apo klima e ndezur?

Shumë drejtues mjetesh e bëjnë shpesh të njëjtën pyetje gjatë ditëve të nxehta të verës, ndërsa pika vendimtare konsiderohet shpejtësia prej 72 km/h.

Kur lëvizet nën këtë kufi, hapja e xhamave shihet si një mënyrë e arsyeshme për të freskuar veturën gjatë vozitjes. Por sapo shpejtësia kalon mbi 72 km/h, rezistenca e ajrit që krijohet nga xhamat e hapur nis të ndikojë më shumë, duke e bërë përdorimin e klimës alternativën më ekonomike për sa i përket karburantit.

Të lidhura

None found

Kjo këshillë mbështetet te gjetjet e një studimi të kryer nga Shoqata e Inxhinierëve Automobilistikë (SAE), e cila ka vlerësuar dhe krahasuar efektin e xhamave të hapur me përdorimin e kondicionerit në automjete.

Sidoqoftë, studimi nuk ka arritur të përfshijë çdo rrethanë të mundshme. Mes faktorëve që nuk janë përllogaritur plotësisht janë numri i xhamave të hapur, aerodinamika e modeleve të ndryshme të makinave, kohëzgjatja e përdorimit të klimës, si edhe mundësia që disa shoferë të përdorin vetëm ventilatorin pa e ndezur kondicionerin.

Pavarësisht këtyre dallimeve, 72 km/h mbetet kufiri kryesor orientues. Në rast se ndizet klima, konsumi i karburantit mund të shtohet deri në 10 për qind. Nga ana tjetër, nëse xhamat mbahen hapur në shpejtësi më të larta, për shkak të rezistencës së ajrit konsumi mund të rritet deri në 20 për qind.

Një element tjetër që duhet marrë në konsideratë është edhe ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit, sidomos gjatë lëvizjes në qytet. Në kushte të tilla, shmangia e hapjes së xhamave mund të jetë zgjedhja më e përshtatshme.

Megjithatë, në mot shumë të nxehtë kjo zgjidhje mund të jetë mjaft e parehatshme. Për këtë arsye, mund të përdoret klima duke mbyllur hyrjet e ajrit nga jashtë, që sistemi të qarkullojë ajrin brenda kabinës pa tërhequr ajër nga ambienti i jashtëm.

Kjo ka rëndësi të veçantë në trafikun urban, pasi kur automjeti ndodhet në kolonë dhe xhamat janë të hapur, në brendësi të kabinës mund të depërtojnë gazrat dhe ndotësit që lëshohen nga makinat që gjenden përpara.


Shtuar 18.06.2026 20:48

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetCasibomCasibomGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabet