Kamer Qaka drejt formacionit të parë te Partizani, mesfushori përfiton rritje page me aktivizimin e klauzolës

Sezoni i ri mund ta gjejë Kamer Qakën si një nga figurat më të rëndësishme te Partizani. Mesfushori, i njohur edhe për aktivizimin me Kombëtaren shqiptare, nuk arriti të shfaqte më të mirën e tij në edicionin e kaluar, pasi u kushtëzua nga dëmtimet.

Me ardhjen e trajnerit rumun Florin Bratu, i cili pritet të prezantohet në ditët në vijim, situata e Qakës te të kuqtë duket se ndryshon. Sipas burimeve pranë klubit për “Newsport.al”, për lojtarin është vënë në fuqi klauzola e rinovimit të kontratës, e cila përfshin edhe ndryshime në kushtet financiare.

Të lidhura

None found

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se gjatë sezonit të kaluar Qaka paguhej me 5500 euro në muaj, ndërsa pas aktivizimit të klauzolës së re, paga e tij do të jetë 6500 euro në muaj. Drejtuesit e Partizanit kanë mbajtur prej vitesh një linjë të kujdesshme në raport me pagat, pa i ekzagjeruar ato. Kështu, edhe një futbollist me cilësitë e Qakës, i cili ka luajtur në skenën europiane dhe ka veshur fanellën kuqezi, do të përfitojë në sezonin e ri 6500 euro në muaj.


Shtuar 18.06.2026 21:03

meritbet girişcasibomjojobetmatbetmatbetcasino siteleriDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabetjojobetcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetcasibomGrandpashabetjojobetjojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomgrandpashabetcasibomjojobetjojobet girişgrandpashabetMeritking Girişaagrandpashabet girişjojobet girişdeneme bonusuMadridbetMadridbetJojobetJojobetgrandpashabet girişholiganbetgrandpashabetholiganbetjojobet