Përçarja e motrave Libohova, cila nga artistet ka dhënë “dritën jeshile” për t’i dhënë fund hatërmbetjes

Prej kohësh, lajmi se motrat më të famshme të muzikës popullore shqiptare nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën ka ngacmuar fansat e tyre. (LEXO KETU)

Bëhet fjalë për Irma dhe Ernada Libohovën. Jo vetëm në familjen e tyre, por motrat janë rritur bashkë edhe në ekran prandj ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga publiku shqiptar.

Gjithçka nisi të bëhej publike kur Irma Libohova mungoi në ditën e rëndësishme të Erandës e cila u dekorua me titullin “Mjeshtër i Madh”. Pas kësaj mungese u vu re se motrat nuk ndiqeshin as në Instagram dhe prej vitesh nuk kishin asnjë dalje krah njëra-tjetrës.

Pas gjithë detajeve që çojnë te përçarja e tyre, motrat Libohova nuk kanë bërë asnjë reagim duke konfirmuar gjithçka me heshtje.

Ndërkohë që publiku është në pritje të një lajmi të gëzueshëm për rregullimin e raporteve mes tyre, dritë jeshile ka patur vetëm nga Eranda Libohova.

Kanë qenë dy raste kur Eranda ka pranuar të flas publiksiht për Irmën, motrën e saj të jetës dhe të sekënës, shrkuan Albeu.com.

Fillimisht Eranda publikoi një InstaStory nga viti 2015 ku motrat shfaqeshin të lumtura e të përqafuara siç i ka hije. Më pas Eranda ishte e ftuar në Abc e Pasdites me Ermal Peçin ku jo vetëm që nuk hezitoi të flas për Irmën madje të tregonte momente unike me të.

Një nga këngët që kishte zgjedhur në rubrikë ishte “Waterloo” për të cilën në tregoi se i kujton një moment kur ka kënduar në festival me Irmën.

Pra mesa kuptohet nga daljet publike, është Irma ajo e cila po mban inat për arsye të cilat nuk dihen. Gjithsesi si motër e madhe “po ia falim”, por duke qenë se Eranda ka treguar se është gati t’i japë fund këtyre mërzitjeve, Irma duhet të na japë lajmin e gëzuar që publiku shqiptar e pret me krahë hapur./albeu.com/