Përballja me Veliajn, kryetari i PD Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, por seanca shtyhet

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme për seancën pajtimore, të padisë së bërë për kreun e Bashkisë Erion Veliaj.

Seanca është shtyrë kjo për shkak se Basha ka kërkuar të përballet me Veliajn për akuzën e shpifjes.

Dy ditë më parë, Gjykata e Lartë i kaloi kompetencën për gjykimin e padisë GJKKO, pas disa muajësh ping-pongu mes dy gjykatave, asaj të posaçmes dhe të Tiranës./albeu.com