Pedagogu i njohur amerikan del kundër “Ballkanit të Hapur”: Ka pas një figurë të urryer si Lavrov

Pedagogu amerikan Ed Joseph u pozicionua kundër Ballkanit të Hapur.

Ai e argumentoi këtë qëndrim me qëndrimin e Ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus ka mbështetur nismën dhe për pedagogun Joseph, etja nga një figurë e urryer si Lavrov, na shtyn të kuptojmë se ‘Ballkani i Hapur’ është një iniciativë shumë e keqe.

“Ajo që dua të them është se kur një figurë e urryer si Sergei Lavrov – i cili është momentalisht nën sanksione të rënda dhe vazhdon pavarësisht kësaj të avancojë luftën e Rusisë në Ukrainë – kur një figurë e tillë thotë që Ballkani i Hapur është diçka e mirë – kjo na lë të kuptojmë pikërisht të kundërtën, që në të vërtetë kjo iniciativë është diçka shumë e keqe”, u shpreh Joseph për Euroneës.

“Kjo është ajo që duam të themi kur përdorim shprehjen ‘puthja e vdekjes’. Kur Moska ofron miratimin e saj për një iniciativë ballkanike, kjo ka efektin e një ‘puthjeje vdekjeprurëse”, shtoi ai.

Sipas pedagogut mbështetja e vazhdueshme e Rusisë për Ballkanin e Hapur është arsye për të dyshuar rreth asaj që kjo iniciativë përfaqëson.

Sa i takon përfitimeve, Joseph tha se Serbia duke qenë ekonomi më e madhe do të ketë përfitimet më të mëdha nga një regjim i tregtisë së hapur.