PDK kërkon shkarkimin e ministrit Rakiq

Shefi i Grupi Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se seanca e mbajtur kundër referendumit të Serbisë në territorin e Kosovës ka qenë e panevojshme

“Ne kemi qenë subjekti i parë që ka kërkuar nga institucionet që të ruhet kushtetuta e vendit dhe vlerësojmë që akti i qeverisë ka qenë i duhur. Është obligim i Qeverisë për ta mbrojtur Kushtetutën e vendit dhe nuk ka qenë e nevojshme një rezolutë e tillë”, ka deklaruar Tahiri.

Tahiri ka kërkuar që ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, të shkarkohet.

“Një ministër i tillë duhet të shkarkohet dhe një i tillë nuk duhet ta ketë vendin në Qeveri”, ka thënë ai./express


Shtuar 17.01.2022 13:49