Antonela tregon takimin me Mario Balotellin: Më ka ngacmuar, ja çfarë i thashë

E ftuar në “E diell”, Antonela Berisha ka treguar sot se është ngacmuar nga Mario Baloteli.

Ajo tha se janë takuar rastësisht në një lokal në Milano dhe ai ishte afruar që ta ngacmonte, por Antonela i ka thënë jo sepse nuk ishte tipi i saj.

“Personazhi që më ka shprehur pëlqimin jo dashurinë është i njohur, Balotelli. E kam takuar në një lokal në milano, futi shokë me më ngacmu. Bëmë muhabet nja dy minuta dhe më pas iku, më tha më pëlqen shumë, je e gjatë je e madhe kështu. Jo i thashë nuk është tipi im”, tha Antonela.

 

Shtuar 17.01.2022 13:57