PD siguroi 5 mandate në Korçë, kujt ia besuan demokratët votën?

Partia Demokratike ka arritur të sigurojë 5 mandate në qarkun e Korçës, ndonëse ka gjetur humbjen përballë 6 mandateve të Partisë Socialiste.

Por kush janë kandidatët që kanë rrëmbyer më shumë vota në kampin blu?

I pari në listë është Bledjon Nallbati me  1878 vota, i ndjekur nga Marjeta Halili me 1715 vota.

I treti është Edmond Sapo me 770 vota, pas tij Ervin Salianji me 576 ndërsa i pesti është Andrea Mano me 440 vota.


Shtuar 27.04.2021 17:33