“Pasion i fshehtë dhe i papërmbajtur”, Meri Shehu zbulon shenjën që do i japë dominancë kësaj vere

Dashi
Per ju rruga e kësaj Vere tërheq nga familja dhe plotësimi i një ëndrre familjare. Por ne planet për te ardhmen ka shume rrugëtim te vështire derisa te arrini ne nje projekt te suksesshëm pune dhe dashurie.

Demi
Ndryshimeve qe doni te bëni i dalin shume pikëpyetje dhe shume gjemba rrugës. Por nëse do donit vërtetë të përballeshit duhet te ndryshoni shtëpi dhe partner.

Binjaket
Do keni shoqërues gjate verës ne rrugëtimin tuaj hënën e Zeze. Kjo do te thotë pasion erotik dhe pasion te fshehte dhe te papërmbajtur me instikte te forta.

Gaforrja
Jemi futur ne shenjen tuaj dhe ndikimi do jete i ngrohte por me disa përjashtime ne aspektin erotik ku një marrëdhënie e fuqishme do kërkoj tju dominoj ose ka vite qe ju dominon. Do rrezikoni disa here ne punën dhe ne jetën tuaj erotike.

Luani
Mund te themi qe do keni një përparësi gjate verës ne lidhje me energjinë dhe forcën qe ju jep Marsi ne shenjen tuaj. Kjo do ju mbroj nga disa probleme familjare dhe te karrierës. Do keni ndryshime ne karriere dhe ne status social.

Virgjeresha
Duket sikur nuk do merrni shume pjese ne ngjarjet e mëdha te verës. Por Merkuri i kundërt ne Binjak do sjell gjate kësaj vere një pezullim dhe një stres ne lidhje me qartësinë e situatave ne pune. Por mund te fitoni para dhe te bëni udhëtime. Hëna e Zeze do përpiqet t’ju beje me fanatik te joshjes.

Peshorja
Do keni mundësinë e një çlirimi ne lidhje me planet tuaja kryesore. Aferdita ne Gaforre do ju ndihmoj shume gjate verës ne lidhje me një martese dhe një pune qe do reklamohet shume.

Akrepi
Do jeni ju shenja qe do i jepni dominancë kësaj Vere. Hena ne ditën e sotme te solsticit Veror është ne shenjen tuaj dhe ngre ndjenjat dhe shqetesimet tuaja ne përparësi. Duhet te luftoni për te arritur një mashkull te fuqishëm dhe një karriere dominante.

Shigjetari
Zjarri dhe uji nuk shkojnë shume bashke pasi jemi tashme ne Gaforre ne shenje te cilësuar te ujit. Por aventura dhe dëshirat tuaja do përparojnë fale Marsit ne Luan. Kjo ju bene energjik ne dashuri por edhe ne ndarje ne çift.

Bricjapi
Jeni ne një moment ku potencën e marrin te tjerët dhe ju duhet te ndiqni Diellin pavarësisht nëse doni apo jo. Pra, kjo periudhe ju sjell njerëz te rendësishëm qe duhet ti kuptoni apo qe do vene dominancat mbi ju.

Ujori
Do jeni një nga shenjat e preferuara te mënyrës se si do ta përballoni rutinën e cila ju sjell një stine dhe pune ku do prekni njerëzit shpirtërisht por edhe vete ju do jeni me te ndjeshëm. Marsi ne Luan ju fton ne një antagonizëm ne një çështje familjare.

Peshqit
Trekëndëshi i shenjave te Ujit do ju ndikoj pozitivisht. Do gjeni romantizëm dhe ngrohetësi. Por ne disa raste duhet te dilni nga ëndërrimet dhe te bëni përpara me një plan konkret ne lidhje me punën dhe udhëtimet.


Shtuar 21.06.2021 15:44