Pas më shumë se një muaji protestë në bulevard, Rama: Shqetësimi i vërtetë i qytetarëve është “uji i pastër” i protestës, ndërsa në koren e zezë janë grumbulluar dështakët

Edi Rama deklaroi se, përtej ironive, ajo që duhet nënvizuar është se ndryshimi i administratës përbën një proces shumë të ndërlikuar, të vështirë dhe që kërkon një element që sot gjendet gjithnjë e më pak, si në botë ashtu edhe në Shqipëri: kohën.

Sipas tij, kjo kërkon kohë pasi bëhet fjalë për ngritjen e mekanizmave që lidhen me shumë njerëz. Ai tha se, nëse kthehemi pas dhe kujtojmë se ligji i parë bazë i administratës publike është miratuar afro një dekadë më parë, bëhet më e qartë se çfarë ndryshimi ka pësuar shërbimi civil.

Të lidhura

None found

Rama theksoi se duhet bërë dallimi mes administratës dhe shërbimit civil, pasi nuk janë në të njëjtin nivel, dhe kjo, sipas tij, nuk është një veçori vetëm e Shqipërisë. Ai u shpreh se në administratën publike, ku përfshihet edhe ai burim njerëzor që ka bërë të mundur ecurinë shembullore në negociata, sot ekziston një cilësi e re në administratën shtetërore. Megjithatë, ai pranoi se përballë qytetarëve mbetet ende një sfidë e madhe, pasi ata kanë plotësisht të drejtë të kërkojnë trajtim më të mirë në shumë raste.

Më tej, duke e cilësuar këtë si një moment intensiv në rrugëtimin e shoqërisë, Rama solli një episod që, sipas tij, ndihmon për të kuptuar protestën e bulevardit në pjesën që ka rëndësi themelore për qeverinë: zërin dhe shqetësimet reale të qytetarëve, atë që ai e quajti “uji i pastër” i protestës, nën koren e zezë të pjesës së dukshme dhe të zhurmshme, ku, sipas tij, janë mbledhur të gjithë dështakët dhe zemërakët e Shqipërisë.

Ai tregoi se në protestë kishte dalë edhe nëna e një shoku të tij. I biri, tha Rama, ishte shqetësuar kur kishte mësuar se ajo kishte shkuar në protestë, pasi për shkak të moshës mendimi i parë në një turmë është rreziku i një dëmtimi fizik, nëse pengohesh.

Sipas rrëfimit të tij, djali ishte kthyer në shtëpi i alarmuar dhe e kishte pyetur të ëmën se çfarë kishte bërë në protestë. Përgjigjja e saj, tha Rama, përmbledh thelbin e zemërimit që shumë qytetarë kanë ndaj administratës shtetërore. Për shkak të një problemi shëndetësor, asaj i duhej të shkonte në poliklinikë. Duke njohur praktikën e mjekut që duhet të kujdeset për ta, njerëzit paraqiten që në orën pesë ose gjashtë të mëngjesit, presin ardhjen e tij dhe shpresojnë që, duke qenë të parët në radhë, të kenë mundësi të vizitohen.

Rama tha se mjeku nuk paraqitet gjithmonë në orar dhe se të moshuarit presin. Ai shtoi se mjeku nuk qëndron deri në fund të orarit, por pasi viziton tre ose katër persona, largohet. Sipas tij, kjo grua në moshë, një gjyshe, kishte dalë në protestë sepse ndihej e fyer. Madje, ai e cilësoi fjalën “fyerje” si të lehtë për këtë rast, duke thënë se bëhet fjalë për poshtërim. Ndjenja e poshtërimit nga shteti yt, nga njerëzit që paguhen për të të shërbyer, tha Rama, mjafton të përfytyrohet për të kuptuar se është kulmi.

Ai theksoi se njerëzit nuk ndihen të fyer apo të poshtëruar thjesht pse nuk u zgjidhet një hall, pasi jo çdo problem mund të marrë zgjidhje në rrugë administrative. Sipas tij, shumë çështje kërkojnë zgjidhje gjyqësore, sepse administrata nuk mund të bëhet gjykatë. Rama shtoi se, nëse qeveria ose kryeministri do të merrte rolin e gjykatësit, mund të bënte pesë të mira dhe pesë mijë të këqija, ndaj pikërisht për këtë arsye gjërat janë të ndara.

Në fund, ai tha se, pavarësisht nëse një sëmundje zgjidhet apo jo, mjeku nuk është i detyruar as nga ligji dhe as nga zakoni të shërojë një sëmundje të pashërueshme. Por, sipas Ramës, ai është i detyruar që njeriut të sëmurë t’i japë gjithë komfortin që buron nga njerëzillëku. Ai e mbylli duke thënë se mungesa e njerëzillëkut është diçka që njerëzit nuk janë të gatshëm ta tolerojnë.


Shtuar 3.07.2026 10:43

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet guncel girişcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetdeneme bonusu veren sitelerjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş