Protesta kundër qeverisë është mbyllur pas 114 ditësh tubime.
Në fund të protestës, pjesëmarrësit përsëritën në kor thirrjen “Nesër më shumë”, ndërsa kërkuan edhe mbështetjen e diasporës për rrëzimin e qeverisë Rama.
Të lidhura
None found
Tubimi i sotëm nisi në Sheshin Skënderbej dhe vijoi drejt Kryeministrisë. Atje u dëgjuan thirrje të forta kundër Ramës, Berishës dhe Ballukut, si dhe u kërkua arrestimi i tyre.
Më pas, protestuesit marshuan nëpër disa prej rrugëve të Tiranës, duke vijuar deri në Bulevardin Zogu I.
Pas marshimit, ata u kthyen në Sheshin Skënderbej, aty ku edhe e kishin nisur tubimin. Prej 114 ditësh, protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.
