Pas Lushnjës, tronditet dhe Fushë Kruja, dy shpërthime me tritol brenda një ore (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme, në lagjen 18 tetori në Lushnjë, ka pasur një shpërthim me tritol në banesën e Altin Lamçes, ku për pasojë janë thyer dyert e dritaret e banesës.

“Rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njoftoi policia.

Burime bëjnë me dije se vetëm pak minuta pas Lushnjës, një tjetër shpërthim me tritol ka ndodhur në Fushë-Krujë në lagjen Zallë. Gjithashtu, edhe këtu dëmet kanë qenë vetëm materiale.

“Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia./albeu.com

Shtuar 1.11.2022 23:06