Vetitë çudibërëse të qepëve dhe lidhja me diabetin

Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar se qepa ul nivelin e sheqerit në gjak në 50%. Gjetjet të cilat janë prezantuar në takimin vjetor të “The Endocrine Society” në San-Diego, kanë zbuluar që qepa mund të ulë nivelin e lartë në gjak dhe nivelet e përgjithshme të kolesterinës kur merret me metforminë. Kryeautori i studimit Anthony Ojieh nga Universiteti Delta State tha se:

“Qepa është artikull i lirë dhe rregullisht përdoret në ushqim. Ka potencial për përdorim në shërimin e të sëmurëve nga diabeti. Qepa nuk ka shumë kalori. Përshpejton metabolizmin dhe në këtë mënyrë rrit edhe oreksin, gjë që çon deri në shtimin e konsumimit të ushqimit. Patjetër duhet të hulumtojmë mekanizmin me të cilin qepa ka çuar deri në zvogëlimin e glukozës në gjak. Ende nuk kemi shpjegim”.

Vetitë e qepëve janë të gjithanshme dhe shumë të fuqishme, prandaj mund të përfshihet ndër ushqimet më të shëndetshme në botë. Të gjitha llojet e qepëve janë të shëndetshme.

Grekët e konsumonin shpesh sepse besonin se pastronte gjakun nga toksinat, gjë që është vërtetuar nga shumë studime sot, si dhe vetitë e tjera kuruese. Disa nga vetitë e njohura të qepëve janë se parandalon proceset inflamatore, mbron zemrën dhe enët e gjakut, ul rrezikun e sëmundjeve degjenerative, përmirëson tretjen, pastron gjakun nga toksinat, përmirëson humorin, ka veprim antibakterial-antimykotik dhe mbron kundër kancerit.

Në përgjithësi, qepët mbështesin shëndetin e zemrës, kockave dhe zorrëve, por ka shumë më tepër avantazhe nga të cilat shumë njerëz mund të habiten.

Shtuar 1.11.2022 23:27