Niko Qarkaj, u bë pjesë e protestës së 36 që u zhvillua dje në Tiranë, vetëm disa orë pasi ishte lënë i lirë nga qelia ku kishte qëndruar që prej së enjtes, pas arrestimit në tubimin e zhvilluar atë ditë përpara Kuvendit.
Kur iu afrua kordonit policor, i riu u puthi duart disa efektivëve, ndërsa këta të fundit iu përgjigjën me përqafime.
Të lidhura
None found
Ky moment u prit me duartrokitje nga protestuesit e mbledhur aty, duke dhënë mesazhin se protesta nuk drejtohet kundër uniformave blu, pavarësisht incidenteve të raportuara gjatë ditëve të fundit.
Qarkaj, i cili është i prekur nga epilepsia, u lirua këtë të diel me vendim të Gjykatës Penale.
Ndërsa ndodhej në paraburgim, ai deklaroi se ishte keqtrajtuar nga efektivë të Policisë së Shtetit. Për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, Qarkaj u dërgua me ambulancë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
