Dy këngëtarët shqipëtarë Loredana dhe Mozzik janë dyshja më e komentuar dhe më e pëlqyer e publikut.
Mirëpo, dyshja edhe pas ndarjeve dhe ribashkimeve të shumta, gjithmonë ja kanë dalë të jenë pjesë e jetës së njëri-tjetrit për hir të Hanës.
Detaje të reja janë zbuluar nga marrëdhënia e tyre, ka qenë Loredana që ka zbuluar nëse ka ende kontakte me Mozzik. Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna ishin tejet të drejtpërdrejta ku reperja u shpreh se nuk ka më kontakte me të.
Menjëherë pas publikim të intervistës ka ardhur dhe reagimi i Mozzik. Me anë të një postimi në Instastory, reperi ka hedhur një kunjë që duket se i është drejtuar Loredanës./albeu.com