Amber Candy ka folur pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania, duke ndarë një histori shumë personale me ndjekësit e saj.
Ajo zbuloi se gjatë kohës që ka qenë pjesë e programit, ka pasur një ndjesi të fortë. Siç tregon Amber, në ato ditë ka pasur një moment të vështirë pasi mamaja e saj kaloi një atak kardiak.
Sipas Amber, produksioni ishte në dijeni të situatës, por ajo thekson se mamaja e saj ka kërkuar që askush të mos i ndalonte ëndrrat dhe ambiciet e fëmijës së saj.
‘Kam pasur një ndjesi, e provon vetëm fëmija me nënën. Mamaja ime ka kaluar një atak kardiak kur unë kam qenë brenda, produksioni ka qenë në dijeni, por nëna ime ka thënë se ai fëmijë ka vuajtur shumë, ju lutem mos ja ndërprisni ëndrrën. Tani shyqyr është mirë. Ka qenë shumë e kënaqur me mua.’