Pas 9 ditësh në luftë me flakët, fiket më në fund zjarri në malin e Tomorrit

Pas nëntë ditësh në luftë me flakët, është neutralizuar më në fund situata në malin e Tomorrit.

Bëhet me dije se flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke djegur një terren pyjesh me pisha.Ndërkohë do të jenë inspektorët ata të cilët do të nxjerrin një shifër të saktë se sa hektar janë shkrumbuar.

Pas nëntë ditësh është bërë e mundur shuarja e flakëve nëpërmjet ndërhyrjes nga forcat speciale të Repartit të Poshnjës, shërbimeve të zjarrfikëses, në bashkëpunim me ADZM në Berat dhe PMNZASH në Poliçan.

Gjithashtu ndihmë është dhënë edhe nga ajri me helikopter për shkak se terreni vështirësonte ndërhyrjen nga toka.

Shtuar 6.07.2021 19:04