Pas 5 orësh, përfundon mbledhja e Bashës me kryetarët e degëve, porositë që u dha

Pas 5 orësh ka përfunduar mbledhja e kryetari të PD-së Lulzim Basha me krerët e degëve, takim që u zhvillua për shkak të situatës brenda partisë.

Basha u ka thënë kryetarëve të degëve se kanë vetëm dy zgjidhje, ose të jenë një parti e pranueshme për Perëndimin ose të shpallen parti “non grata”.

“Kemi përgjegjësinë historike, përpara demokratëve dhe shqiptarëve, që të mos lejojmë që partia që në 1992 erdhi në pushtet në partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara, që ndërtoi lidhjet më të forta me partnerët perëndimorë, të mos përfundojë non grata. Ky është thelbi që disa përpiqen të fshehin nga gjithë kjo histori, si nga ata që e shfrytëzojnë këtë moment për interesa personale, por edhe nga ata që duan të dëmtojnë Partinë Demokratike.

Halli i Berishës është ta kthejë PD në mburojë të veten përballë SHBA. S’njeh asnjë institucion

Prandaj të jetë e qartë për të gjithë, ose ne do të jemi një parti e pranueshme për Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara, mikun tonë të madh, ose do të jemi një parti non-grata. Nuk ka zgjidhje tjetër dhe kushdo me mend në kokë e kupton që është ekzaktësisht kështu”./albeu.com

 

 

 


Shtuar 17.11.2021 21:16