Për herë të parë që nga 8 maji, rastet e reja me Covid-19 në Itali kaluan shifrën 10,000

Numri i të infektuarve me koronavirus në Itali sot ka shkuar në 10.172, ndërsa 72 pacientë kanë humbur jetën.

Sipas autoriteteve italiane, vendi po rikthehet në situatën e majit të kaluar. Në veçanti, më 8 maj , ku më shumë se 10,000 raste të reja u regjistruan për herë të fundit.

Gjithsej në 24 orët e fundit janë kryer 537 765 teste diagnostikuese , 1,9% e të cilave kanë rezultuar pozitive. Në repartin e terapisë intensive janë 486 pacientë, ndërsa në spitale numri i të shtruarve është 4060./albeu.com


Shtuar 17.11.2021 21:09