Pas 40 minutash, përfundon takimi i Yuri Kim dhe Tabakut në Kryesinë e Kuvendit

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi sot një takim me deputetet Jorida Tabakun dhe Etilda Gjonaj në Kryesinë e Kuvendit.

Ky takim mes zyrtares amerikane mes Tabakut dhe Gjonajt zgjati rreth 40 minuta.

Në fokus të takimit ka qenë integrimi evropian i vendit tonë si dhe përafrimi i legjislacionit shqiptar dhe atë të Evropës.

Kujtojmë se sot Shqipëria pas hapjes së negociatave në korrik, ka nisur në Bruksel negocimin e grupit të kapitujve themelorë, me fokus Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”.