Itali, 20-vjeçari arrestohet pas plagosjes me thikë të ish-partnerit të së dashurës në Palermo

Një 19-vjeçar është plagosur me thikë në bark pranë stacionit qendror të Palermos, në Itali. I dyshuari për sulmin është një 20-vjeçar nga qyteti, partnerja aktuale e të cilit kishte pasur më parë një lidhje sentimentale me të plagosurin.

Sipas hetimeve paraprake, 19-vjeçari fillimisht është dhunuar fizikisht dhe më pas është goditur me një thikë të tipit butterfly, me teh rreth 10 centimetra. Hetuesit dyshojnë se sulmi, i ndodhur në orët e fundit, ka ardhur si pasojë e xhelozisë së 20-vjeçarit për lidhjen e mëparshme të viktimës me partneren e tij, një 25-vjeçare nga zona.

Të lidhura

None found

I riu i plagosur u dërgua me urgjencë në spital dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë. Ai tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, 20-vjeçari u largua nga vendi së bashku me dy të rinj të tjerë që dyshohet se e shoqëronin, në përpjekje për të shmangur identifikimin. Karabinierët nisën kërkimet menjëherë dhe, duke përdorur pamjet e kamerave të sigurisë dhe dëshmitë e personave që panë sulmin, i identifikuan dhe i lokalizuan të tre brenda një kohe të shkurtër.

Në banesën e 20-vjeçarit, efektivët gjetën dhe sekuestruan thikën e dyshuar të përdorur në sulm, mbi të cilën kishte ende gjurmë gjaku. Ata sekuestruan gjithashtu veshjet që dyshohet se ai mbante gjatë ngjarjes dhe telefonat celularë të të tre personave.

20-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun e Palermos, ku pret seancën për vleftësimin e arrestit. Dy të rinjtë e tjerë u proceduan në gjendje të lirë, pasi dyshohet se kanë përgjegjësi në forma të ndryshme për tentativë vrasjeje në bashkëpunim.


Shtuar më 16.11.2026 15:55

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişcasibomgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişBycasinoonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet