48-vjeçari rreh infermierin në Maliq, Shoqata e Mjekëve: Kur kanë hall thërrasin doktorin orar e pa orar

Foto ilustruese

Një 48-vjeçar ka dhunuar ditën e sotme një infermier të qendrës shëndetësore në Maliq.

Lajmin e ka bërë me dije Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë, e cila ka reaguar ashpër për rastin në fjalë.

Sipas kësaj shoqate, qytetarët nxjerrin mllefin ndaj bluzave të bardha, silur të ishin kriminelë apo vrasës.

Ata bëjnë thirrje gjithashtu që shteti të marrë masa për sigurimin e jetës së punonjësve shëndetësorë gjatë orarit të punës.

Në deklaratë thuhet se dhuna ndaj bluzave të bardha është fenomen vetëm në institucionet shtetërore dhe jo në ato private.

Ndërkohë, rasti është njoftuar edhe nga Policia e Korçës, ku bën me dije se infermieri është goditur me sende të forta, teksa 48-vjeçari është vënë nën hetim për veprën penale “Kanosja”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal për shtetasin R. Gj., 48 vjeç, banues në fshatin Klocë, Maliq, për veprën penale “Kanosja”, pasi në fshatin Klocë, ka kanosur me fjalë dhe ka gjuajtur me send të fortë, infermierin e qendrës shëndetësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Postimi i plotë:

Vazhdon dhuna ndaj bluzave te bardha.

Nje 48-vjeçar rreh infermierin e qendrës shëndetësore në Maliq.

Askush nuk reagon per kete fenomen qe dita dita dites po rritet.

Çuditerisht ky mllef ushqehet dhe ndaj popullit te painformuar thjesht permes disa lajmeve te paverteta dhe disa shoëve qe vete sheti ben ndaj bluzave te bardha.Te gjithe ne komente duke shfryre mllef ndaj bluzave te bardha sikur keto te jene kriminel dhe vrases.Eshte e çuditshme qe po keto qe shfryjne e shajne neper komente kur shkojne tek mjeku ose infermieri ju luten e i pergezojne per punen dhe sakrificen qe bejne.

Jane po keto qe kur kane nje hall shendetesore e merin mjekun dhe infermierin orar pa orar qe te marin sherbim prej tyre,nese eshte e mundur dhe ne banese qe ata te mos mundohen deri ne spital e pasi mbarojne hallin e tyre e bejne si ajo shpreja kalova lumin te …. kalin.

Edhe sa do vazhdoje kjo sjelle ndaj bluzave te bardha???

Kur Ministria dhe Shteti do marin masa per tju siguruar jeten punonjesve shendetesore gjate orarit te punes???

Pse keto fenomene ndodhin vetem ne institucionet shteterore dhe jo dhe ne ato private kur pothuajse eshte i njejti personel qe e shajne dhe e dhunojne kur punon ne shtet dhe e ngrene ne qiell kur punon ne privat???

Mos hesht me. Reago sot. Mos te dhunohesh serisht neser./albeu.com/