Partneriteti me Izraelin, Rama: Do firmosim një marrëveshje me qeverinë izraelite për të marrë sa më shumë dije

Kryeministri Edi Rama vizitoi një fermë eksperimentale në Cërrik, i cili është pjesë e nshkollës profesionale “Mihal Shahini”, një investim i vënë në jetë nga Agjencia izraelite MASHAV.

Në fjalën e tij Rama vlerësoi projektin dhe partneritetin me Izraelin, duke e krahasuar me partneritetin e UBT dhe Universitetit BOKU në Vjenë.

Të lidhura

None found

Gjithashtu ai shtoi se pret me padurim nënshkrimin e një marrëveshje me qeverinë e Izraelit, për të marrë sa më shumë dije prej andej, një vend pararojë në çdo fushë, u shpreh Rama.

Rama: Me shumë kënaqësi jam së bashku me një mike të çmuar të Shqipërisë dhe një punëtoreje të palodhur për të bërë të mundura eksperienca si kjo e sotme, ambasadoren e Izraelit. Dhe me një grup protagonistësh, të cilët kanë ardhur këtu për të ndarë me pedagogët dhe me studentët eksperiencën e tyre dhe dijen e tyre dhe ç’kanë mësuar në një vend që e ka nisur ngritjen e bujqësisë në shkretëtirë, duke mos pasur ujë. Sot është një pasqyrë shembullore se ç’mund të bëjë mendja e njeriut kur gjendet në situatën ku krijon rrugë të reja dhe gjen shtigjet përballë kushteve të pafavorshme. Ajo që na ka munguar ka qenë pikërisht një fokus te inovacioni dhe eksperiencat më të mira. Jam falënderues për miqtë izraelitë. Duket si një kopsht i një shtëpie, por është zemra e një ferme eksperimentale, ku siç na tregon drejtorja këtu bëhen eksperimente me kultura të ndryshme. Në anën tjetër janë dhe bagëtitë ku punojnë nxënësit me pedagogët.

Sot isha këtu me ish-rektorin e BOKU-t të Vjenës, me të cilën UBT ka bërë një partneritet strategjik që në fund të dekadës të kemi një njehsim të programeve më Vjenën. Dekada e ardhshme të marrin studentët diploma të vlefshme me studentët e Vjenës.

Me shumë kënaqësi pashë që shifrat e interesimit për tu bërë pjesë e UBT janë rritur në mënyrë të ndjeshme. Kjo është besoj unë arsyeja pse ne kemi të gjitha shkaqet për të qenë optimist edhe për këtë program, shkollë, bashki që ka hedhur hapa kurajoz të admirueshëm në drejtim të vënies në shfrytëzim të atyre që ofron sot teknologjia, në funksion të uljes së kostove. Më vjen shumë mirë për këtë zhvillim pozitiv në drejtim të bashkëpunimit sa i përket fshatit, tokës dhe një bujqësie cilësore. Jam besimplotë se ky është vetëm një hap, presim me padurim të firmosim një marrëveshje me shtetin e izraelit për të hapur një kapitull në këtë marrëdhënie për të marrë sa më shumë dije dhe për transferuar në Shqipëri sa më shumë eksperiencë në atë që e ka bërë atë vend pararojë në të gjitha fushat.


Shtuar 12.05.2026 19:41