Parashikimi i motit për ditën e shtunë (FOTO LAJM)

Përshendetje nga SHMU!

Dita e shtunë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në veriperëndim e qender, ndërsa në veri reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar.

Dita e diel pritet të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira deri në mesatare.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mestare 1-8m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoj shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 3-4 ballë.

 


Shtuar 5.11.2021 23:37

Tags: ,