Parashikimi i motit për ditën e diel, 2 tetor 2022

Në vend do të ndikojë paqendrueshmëria të shtunën e deri në mëngjesin e së dielës.

Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime të herëpashershme kthjellimesh. Prej mesditës së ditës së diel orë me diell.

Përgjatë ditës së shtunë reshje shiu të përkohshme me intensitet të ulët e në formën e shtrëngatave lokale në veriperëndim e perëndim. Në orët e pasdites e deri në mëngjesin e së dielës në jug e pjesërisht në qendër reshje shiu e rrebeshe.

Era do të fryjë juglindje dhe verilindje. Gradualisht të dielën do të kthejë nga veriperëndimi mesatare e përkohësisht e vrullshme në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.