Sot, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Gjatë orëve të mëngjesit do të mbizotërojnë vranësirat, ndërsa pas mesditës parashikohen intervale me kthjellime.
Në pjesën më të madhe të territorit, vranësirat do të sjellin reshje shiu me intensitet të dobët. Herë pas here priten edhe shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike.
Të lidhura
None found
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe veriu me shpejtësi 8 m/s. Përgjatë vijës bregdetare, kryesisht nga jugperëndimi, si dhe në zonat luginore, ajo do të arrijë herë pas here deri në 17 m/s.
Në det parashikohet valëzim me forcë 2-3 ballë.
