Aktivisti Emir Leçini: Kryeministri s’mund të flasë për besën, bën premtime që s’i ka mbajtur për 13 vite, s`do tërhiqemi deri në largimin e tij

Në një intervistë për News24, Emir Leçini, student dhe protestues kundër qeverisë së Edi Ramës, theksoi se kryeministri është personi i fundit që mund të flasë për Besën.

Ai komentoi deklaratat e kryeministrit Rama dhe dokumentin “Besa” që ai ka nxjerrë, ku deklaroi se kryeministri nuk mund të vijojë të bëjë premtime, kur nuk i ka mbajtur ato gjatë 13 viteve që ka qëndruar në pushtet.

Të lidhura

None found

“Nuk mundet të premtosh pasi nuk e ke mbajtur besën tënde pas 13 vitesh. Nëse ne do të biem dakord me ato që thotë, është njësoj sikur të themi vazhdo me të njëjtat metoda që ke ndjekur. Nuk ka asnjë lloj besimi të mbetur te kryeministri por edhe te kjo klasë politike. Dikush që është i pabesë nuk mund të japë besë. Është personi i fundit që mund të flasë për besën.

Zgjedh që protestuesit t’i injorojë dhe përdor një gjuhë që i drejtohet një audience që e dëgjon nga TV, që nuk janë protestuesit. Përdor këtë retorikë, duke u mundur që të mbajë atë elektorat që ndoshta vazhdon t’i qëndrojë besnik. Nuk është zgjedhje e mirë të injorojë sheshin. Nuk mund të japë besë apo premtim qytetarit të thjeshtë”, u shpreh protestuesi.


Shtuar 25.08.2026 15:56

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobetcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis Girişultrabetleograndbet