Flakët përhapen në Shashicë, kryebashkiakja e Vlorës: Banesat nuk janë në rrezik

Vatra e zjarrit në Shashicë të Vlorës është zgjeruar ndjeshëm, e favorizuar nga era. Operacioni i forcave në terren po has vështirësi për shkak të relievit të thyer.

Kryetarja e bashkisë, Vlora Mersni, deklaroi se për momentin flakët nuk kërcënojnë banesa, pasi pranë zonës së përfshirë nga zjarri nuk ka territore të banuara.

Të lidhura

None found

Sipas Mersinit, mungesa e banesave përreth bën që aktualisht të mos ketë rrezik. Ajo theksoi se të gjitha strukturat e emergjencës janë vendosur në terren dhe ndodhen në gatishmëri të plotë, ndonëse ndërhyrja pengohet nga terreni i vështirë.

Situata po monitorohet pa ndërprerje, ndërsa ekipet do të vazhdojnë punën për të vendosur nën kontroll perimetrin e zjarrit, për të frenuar përhapjen e flakëve dhe për të parandaluar çdo kërcënim të mundshëm ndaj zonave të banuara.

Kryebashkiakja u ka kërkuar banorëve të zonës të tregohen të kujdesshëm dhe të mos pengojnë qarkullimin e mjeteve të emergjencës. Shashica gjendet rreth 8 km larg qytetit të Vlorës.


sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom