Deputetët shpenzuan mbi 707 mijë euro në korrik, nga dietat te karburanti dhe rimbursimi i qirave

Shpenzimet e deputetëve të Kuvendit gjatë muajit korrik kanë kaluar 707 mijë euro, që përkthehen në rreth 65 milionë lekë.

Përveç pagës bruto mujore, e cila për të gjithë ligjvënësit arrin në mbi 42 milionë lekë, me një mesatare prej 300 000 lekësh për deputet, janë dhënë edhe 23 milionë lekë në formën e rimbursimeve.

Të lidhura

None found

Fatura më e lartë lidhet me dietat për udhëtimet brenda vendit. Vetëm gjatë korrikut, për këtë kategori janë shpenzuar më shumë se 156 mijë euro.

Në krye të listës qëndron kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, të cilit i janë rimbursuar rreth 2000 euro. Pas tij renditet kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, me 1900 euro, ndërsa shuma më e zakonshme e rimbursimit ka qenë rreth 1500 euro.

Karburanti përbën zërin e dytë më të madh të shpenzimeve të muajit, me afro 50 mijë euro, duke treguar se rritja e çmimit të naftës nuk është reflektuar në shpenzimet e deputetëve.

Shumica e ligjvënësve kanë marrë rimbursim prej 40 mijë lekësh për karburantin. Në të njëjtën kohë, atyre u janë kthyer edhe shpenzimet telefonike, të cilat përgjithësisht kanë qenë rreth 200 euro.

Rimbursimet përfshijnë gjithashtu edhe pagesat për pjesëmarrjen në komisionet parlamentare, me një vlerë maksimale prej 24 mijë lekësh. Në listë janë edhe deputetë që deklarojnë qiratë e banesave dhe marrin rimbursim për to. Mes tyre bie në sy Ana Dajko, deputetja e partisë “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt.

Edhe pse ka deklaruar pasuri me vlerë mbi 1 milionë euro dhe disa apartamente në pronësi, Dajko ka përfituar për muajin korrik rimbursim qiraje prej 140 mijë lekësh të vjetra.

Llogaritja e deputetëve që kanë përfituar më shumë gjatë muajit të fundit të aktivitetit parlamentar tregon se në krye janë kryesisht ligjvënësit e rinj. Përveç pagës, ata marrin pagesa edhe për kostot e përditshme.

Zamira Sinaj nga Vlora dhe Elton Korreshi nga Fieri, së bashku me socialistën e vjetër të Parlamentit, Antoneta Dhima, janë në krye të renditjes. Për muajin korrik, secili prej tyre ka marrë rimbursim rreth 260 mijë lekë.

Me afro 2 mijë lekë më pak renditen deputeti i ri i PS-së nga Fieri, Erjo Mile, dhe Bledi Çomo i Pogradecit.

Deputetja e re e PD-së, Ledina Alolli, ka përfituar rreth 255 mijë lekë, ndërsa pas saj vjen socialistja Zegjine Çaushi me rreth 253 mijë lekë.

Në anën tjetër, parlamentarët me më shumë përvojë rezultojnë ndër përfituesit më të ulët. Nga PS-ja, vlerën më të vogël e ka marrë Lindita Nikolla, ndërsa nga PD-ja Sali Berisha ka përfituar rreth 500 euro shtesë. Pas tyre renditen Agron Shehaj dhe Elisa Spiropali.

Mes deputetëve me përfitime mujore më të ulëta janë edhe Ogerta Manastirliu dhe Belinda Balluku. Ndër ligjvënësit e rinj, në këtë kategori bëjnë pjesë socialisti i Durrësit Loer Kume, deputeti i PSD-së Tedi Mulaj dhe deputetja e PS-së që tashmë është e pavarur, Marjana Koçeku.


Shtuar 25.08.2026 19:48

sultanbeyli escortiptv satın alSüpertotobetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisjojobet girişMarsbahisultrabetjojobet girişcasibomcasibomcasibomcasibomjojobet girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobetjojobetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCasibom Girişjojobetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahisMarsbahis GirişmarsbahisMarsbahis GirişultrabetleograndbetJojobetcasibom