Këtë të shtunë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime, si dhe alternime vranësirash të cilat hera-herës priten të jenë deri mesatare, këto të fundit kryesisht pas orëve të mesditës në relievet malore.
Reshje lokale shiu me intensitet kryesisht të ulët në orët e mesditës në relievet malore në jug.
Era do të fryjë me drejtim Verilindje-Veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era me shpejtësi deri në 14 m/s.
Sot temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 16 °C
në vendet e ulëta: 4 / 16 °C
në vendet malore: -2 / 11 °C
