Ditën e sotme në vendin tonë, masat ajrore me origjinë Veriperëndimore, do të sjellin kushte të qëndrueshme atmosferike.
Parashikohet që orët e paradites të mbizotërohen nga moti i kthjellët, por i freskët, ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin vranësira të lehta e kalimtare në të gjithë zonën malore, duke lënë vijën bregdetare dhe zonat e ulëta nën ndikimin e motit të kthjellët.
Kjo situate e qëndrueshme e motit, do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes dhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë, deri në 30°C vlera më e lartë në rang vendi.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.