Parashikimi i motit 11 Qershor 2025/ Si do variojnë temperaturat gjatë ditës

Këtë të mërkurë vendi ynë, vijon të mbetet nën mbizotërimin e temperaturave të larta dhe motit të kthjellët, ku më të theksuara do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta.

Ndërsa me vranësira të shpeshta do të dominohen në zonat Verilindore–Juglindore, duke gjeneruar rrebeshe shiu ku më të theksuara shirat do të jenë në zonat Juglindore.

Të lidhura

None found

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe ato maksimale, duke u luhatur nga 8°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale, e cila pritet në shumë qytete të Zonës së ulët.

Era do të fryjë mesatare përgjatë gjithë ditës me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, e për pasojë në brigjet detare do të ketë dallgëzim mbi 3 ballë.


Shtuar 11.06.2025 07:26