Paralajmëron Presidenti i Microsoft: 1984 e Orwell mund të ndodhë në 2024

Jeta siç përshkruhet në librin 1984 të George Orwell “mund të ndodhë në 2024” nëse ligjvënësit nuk mbrojnë publikun nga inteligjenca artificiale, ka paralajmëruar presidenti i Microsoft.

Duke folur për BBC, Brad Smith tha se do të jetë “e vështirë të  parandalohet” me teknologjinë që përparon me shpejtësi dhe duke marë parasysh përdorimin në rritje, nga Kina, të Inteligjencës Artificiale, për të monitoruar qytetarët e saj.

Kritikët kanë frikë se dominimi i shtetit në zonë mund të kërcënojë demokracinë.

“Nëse nuk vendosim ligje që do të mbrojnë publikun në të ardhmen, ne do të gjejmë zhvillimin të avancuar të teknologjisë dhe do të jetë shumë e vështirë për t’u parandaluar”, tha Smith.

“Më kujtohen vazhdimisht mësimet e George Orwell në librin e tij 1984. Ju e dini historinë themelore… ishte për një qeveri që mund të shihte gjithçka që bënin të gjithë dhe mund të dëgjonte gjithçka që thoshin të gjithë, gjatë gjithë kohës. Epo, kjo nuk ndodhi në 1984, por nëse nuk jemi të kujdesshëm që mund të ndodhë në 2024”, tha ai./albeu.com

 


Shtuar 27.05.2021 21:49