Paralajmërim i ri për botën? Ministri i Mbrojtjes: Rusia do të vazhdojë të zhvillojë armë bërthamore

Rusia do të vazhdojë zhvillimin e armëve bërthamore për të garantuar sovranitetin e vendit, tha të martën ministri i saj i Mbrojtjes, Sergei Shoigu.

Moska do të vazhdojë të ndërtojë treshen e saj bërthamore të raketave balistike, nëndetëseve dhe bombarduesve strategjikë, raporton Reuters.

“Ne do të vazhdojmë të zhvillojmë treshen bërthamore dhe të ruajmë gatishmërinë luftarake, pasi mburoja bërthamore ka qenë dhe mbetet garantuesi kryesor i sovranitetit dhe integritetit territorial të shtetit tonë,” tha Shoigu.

“Ne gjithashtu do të rrisim aftësitë luftarake të forcave të hapësirës ajrore, si në aspektin e punës së gjuajtësve dhe bombarduesve në zonat ku funksionojnë sistemet moderne të mbrojtjes ajrore, ashtu edhe në drejtim të përmirësimit të mjeteve ajrore pa pilot”./Albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 10.01.2023 12:43