Pandemia e ndaloi, rikthehet pas një viti panairi i librit

Pas një viti që pandemia kishte mbërthyer gjithçka dhe grumbullimet ishin të ndaluara, do të rikthehet së shpejti panairi i librit në Shqipëri.

Shoqata e Botuesve Shqiptarë njoftoi se aktiviteti do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, ku sipas tyre priten mjaft tituj të rinj librash.

Si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore Panairi i librit do të zgjasë pesë ditë nga data 17 deri në 21 nëntor 2021. Këtë vit larmia e titujve të rinj do të jetë më e madhe për lexuesit. Do të zhvillohen diskutime, dhe takime me shkrimtarë të njohur, vendas e të huaj.

Blerjet e librave do të kenë një çmim më të arsyeshëm dhe një interes të veçantë do t’u kushtohet dhënies së çmimeve. Gjithashtu seminaret do të zhvillohen me autorë nga Shqipria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, të cilët do të diskutojnë me përkthyes dhe autorët e rinj.

Fatmirësisht, për të gjithë qytetarët nuk do të jenë të nevojshme as testet anti-covid dhe as certifikatat e vaksinimit për të qenë pjesë e këtij evendi./albeu.com/


Shtuar 12.11.2021 14:50