Pamjet satelitore, momenti kur anija ruse shpëton “për një fije” nga raketat ukrainase pranë Ishullit të Gjarpërinjve (FOTO LAJM)

Imazhet satelitore nga Maxar Technology tregojnë një sulm me raketa pranë ishullit të gjarpërinjve, në Ukrainën jugore.

Dy shtëllunga tymi shihen pranë një anije zbarkimi ruse të klasës Serna në Detin e Zi, të identifikuar nga Maxar.

Anija duket se po bën një kthesë të fortë, duke shpëtuar nga sulmi dhe raketa godet ujin.

Megjithatë, ajo që shihet pranë ishullit është një maune me vinç të rëndë dhe një anije zbarkimi e fundosur.

Është e paqartë se është fundosur anija, por të dielën, zëdhënësi i administratës ushtarake të rajonit të Odesës, Serhiy Bratchuk tha se një varkë zbarkimi u godit, përveç dy varkave patrulluese.

Bratchuk pretendoi gjithashtu se ushtria ukrainase kishte shkatërruar një helikopter rus në ishull.

Në javët e fundit, ukrainasit kanë shkatërruar vazhdimisht, dhe me sukses, forcat dhe automjetet ruse në ishull.

Deri më tani Rusia nuk e ka konfirmuar humbjen e asnjërës prej anijeve të përmendura./albeu.com