Pamjet nga helikopteri, si rrezikuan shqiptarët jetën për të shkuar në Angli: Alo, ndihmë! (FOTO LAJM)

Nuk janë të paktë të rinjtë shqiptarë që mundohen “me mish e me shpirt”, që  “ëndrra” e tyre të bëhet realitet. Cila është kjo ëndërr?

Pikërisht, hyrja në “vendin e shenjtë”, Britania e Madhe. Për të shkuar aty, shqiptarët rrezikojnë jetën.

Së fundmi, kësaj teme i është kushtuar vëmendje nga mediat britanike. Ato kanë publikuar pamjet e policisë se si ndjekin trafikuesit e njerëzve dhe emigrantët.

Një helikopter i policisë ka filmuar varkën e James Ëisbey, duke iu afruar brigjeve të detit ndërkohë që emigrantët, siç shkruajnë mediat, kanë qenë të tmerruar. Policia ka qenë duke pritur në bregun e detit drejtuesin e varkës dhe emigrantët shqiptarë. Madje një prej tyre ka telefonuar policinë për shkak të situatës së vështirë në det.

Por Wisbey, dëgjohet në telefonatë që i thotë shqiptarit të ndalojë bisedën dhe i merr telefonin. “Jo, jo, jo, jo, hiqe nga dora, hiqe nga dora”, dëgjohet të thotë ai.

Wisbey u punësua nga grupet kriminale shqiptare për të sjellë emigrantët përmes Kanalit Anglez.

Ata kishin paguar nga 20 mijë Euro për udhëtimin e paligjshëm që gati sa u mori jetën. Po ashtu shqiptarët nuk kanë pasur as ushqim dhe ujë gjatë udhëtimit.

Britaniku Wisbey është takuar në vitin 2020 me një shqiptar dhe aty ka marrë një pagesë për krimin që do të kryente. /panorama


Shtuar 8.07.2021 20:13