Pamjet e frikshme të aksidentit, momenti kur shqiptari pa patentë përplasi për vdekje grekun (VIDEO)

Kanë dalë pamjet e aksidentit tragjik që u shkaktua nga një i ri shqiptar e që i mori jetën një 59-vjeçari grek.

Ngjarja ndodhi në 1 maj në rrugën nacionale Athinë-Selanik, siç raportuan mediat greke.

59-vjeçari kishte ndaluar në anë të rrugës, në momentin kur shqiptari, i cili lëvizte pa patentë e mori atë para, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Nga pamjet shihet se 59-vjeçari ka ndaluar për të folur i sigurt në telefon, ndërsa 26-vjeçari që vinte pa tij e përplas. Gruaja e viktimës, e cila ishte gjithashtu në makinë mbeti e lënduar.

Sipas informacioneve, drejtuesi i mjetit që përplasi mjetin e 59-vjeçarit nuk kishte patentë dhe u arrestua për vrasje nga pakujdesia. Përplasja ka ndodhur nga dera e shoferit dhe ka qenë fatale për 59-vjeçarin.