EMRI/ Pak ditë më parë iu arrestua gruaja dhe djali për drogë, kapet nga policia edhe 60-vjeçari në Skrapar

Policia ka arrestuar shetasin Mersin Mezini, 60 vjeç, në Skrapar pasu  gjatë një kontrolli në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe dy krehra me fishekë.

Për këtë rast, më datë 23.07.2021, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e shtetasit Mira Mezini dhe djali i tyre, shtetasi Qamil Mezini. (bashkëpunëtorë).

Njoftimi i policisë:

Skrapar/Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.

Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij. Si rezultat kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

M. M., 60 vjeç, banues në fshatin Dobrenjë, Skrapar.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi shërbimet e Policisë, më datë 22.07.2021, gjatë kontrollit në banesën e tij dhe në pyllin në afërsi të saj, kanë gjetur kubikë me fidanë të dyshuar cannabis sativa dhe dy krehra me fishekë. Për këtë rast, më datë 23.07.2021, janë arrestuar në flagrancë bashkëshortja e shtetasit M. M. dhe djali i tyre, shtetasi Q. M. (bashkëpunëtorë).

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 27.07.2021 09:15