Një operacion antidrogë është zhvilluar nga Policia e Tiranës, ku janë lëshuar 30 urdhër arreste nga Prokuroria. Raportohet se bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale, të përfshirë prej disa kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa zona të ndryshme të kryeqytetit.
Hetimet kanë nisur prej disa kohësh nga Antidroga e Tiranës. Kanë qenë goditjet e mëparshme, ku në bazë të zbërthimit të komunikimeve, janë gjetur prova për implikimin e personave të dyshuar si të përfshirë.
Të lidhura
None found
Antidroga, në bazë të hetimeve, ka përdorur dhe metoda proaktive por dhe blerje me stimulim. Ende nuk dihen sa persona janë arrestuar, apo sa sasi lëndë narkotike janë sekuestruar nga uniformat blu.
