OKB: Trupat ruse kanë përdhunuar mbi 100 ukrainas, mes tyre fëmijë 4 vjeç dhe të moshuar

Përdhunimet dhe sulmet seksuale po ndodhin masivisht në Ukrainë, nga ushtrua ruse, tha për AFP e dërguara e OKB-së, Pramila Patten.

“Kur gratë mbahen me ditë të tëra dhe përdhunohen, kur filloni të përdhunoni djem dhe burra të vegjël, kur shihni një seri gjymtimesh gjenitale, kur dëgjoni gra që dëshmojnë për ushtarë rusë të pajisur me Viagra, është qartë një strategji ushtarake,” tha ajo.

Kombet e Bashkuara kanë verifikuar “më shumë se njëqind raste” të përdhunimeve ose sulmeve seksuale në Ukrainë që kur Rusia pushtoi në shkurt, tha Patten, duke iu referuar një raporti të OKB-së të publikuar në fund të shtatorit.

Raporti konfirmoi krimet kundër njerëzimit të kryera nga forcat ruse, dhe sipas dëshmive të mbledhura, mosha e viktimave të dhunës seksuale varion nga katër deri në 82 vjeç. Viktimat janë kryesisht gra dhe vajza, por edhe burra dhe djem.